Aktualitet

VD-Protesta në Korçë! Studentët lënë mësimin, marshojnë në qytet: Është e papranueshme

11 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA

KORÇË– Studentët në Korçë kanë bojkotuar mësimin. Ata kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në marshim në qytet kundër rritjes së çmimeve.


Ne do të protestojmë. Kjo nuk është e pranueshme për ne. Nuk ka justifikime. Do protestojmë deri kur të kemi një cmim normal. Do rikthehemi në auditore kur të ketë reagim.’- tha një prej studentëve për mediat.

‘Jemi në situatë ku shteti të na mbështes ne, si përballojme dot cmimet e larta, transporti për rrethe, nafta. 15 mijë lekë na duhen në ditë. Ndikojnë të gjitha”– tha një prej tyre.

“Po protestojmë për cmimet, janë të papërballueshme, studentët kanë bërë mungesa se nuk e përballojnë transportin, mbase jeni mësuar me dele po këta nuk janë dele, nëse Shqipëria do të bëhet mund të bëhet vetëm nga studentët, sjemi as për politikë, për asgjë, duam të arsimohemi”– u shpreh një student në Korçë.

Mësohet se përveç protestës së studentëve, rreth mesditës do të ketë protestë edhe të qytetarëve të cilët do të mblidhen në qendër të qytetit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce proteste kunder rritjes se cmimeve proteste ne korce korce proteste kunder rritjes se cmimeve proteste ne korce

Sondazh

Poll