Aktualitet

Përndiqte të renë dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

11 Mars 2022, 11:03 Nga DOSJA
Përndiqte të renë dhe e kërcënonte me mesazhe në

BULQIZË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Bulqizë, i akuzuar se ka përndjekur dhe shantazhuar një 31-vjeçare. Sipas Policisë, i riu Alfred Cera, kërcënonte gruan me mesazhe në telefon dhe e përndiqte vazhdimisht. Pas denoncimit të saj në Polici, i riu u prangos në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia 29- vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Cera., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize policia e shtetit bulqize policia e shtetit

Sondazh

Poll