Aktualitet

‘Anulo kontratat e huaja’/ Rama-komentuesit: S’ka rezultat! Nafta jonë shkon për bitum

11 Mars 2022, 11:06 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur që t’i kthejë përgjigje të gjithë qytetarëve që i ankohen për rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë. Në një koment, Rama shkruan dhe sqaron se Shqipëria nuk ka shumë kontrata me të huajt për shfrytëzimin e fushave të naftës. Madje dhe ato kompani që operojnë në vendin tonë sipas tij, në fakt nxjerrin nga nëntoka naftë të rëndë, që shkon për bitum, jo dizel e benzinë.

REPLIKA E RAMËS ME SHQIPTARËT:

KOMENTI: Anullo të gjitha kontratat që keni me të huajt që shfrytëzojn puset e naftës tonë. Të mos dal asnji pikë naftë jashtë vendit. Të përpunohet dhe të shitet në vend nafta jonë. Bëje nëse e do vërtet atë vend, dihet që prishja e kontratave ka edhe gjoba,por sado të jet gjoba nuk do kushtoj aq sa dëmi i përditshëm që ndodh me puset tona. Bëje nëse do të mbahesh mend. Norvegjia nuk nxirrte asnji pik nafte nga puset e veta, në kohën kur nafta ishte e lirë në tregun ndërkombëtar,dhe erdhi dita që të shfrytëzoj rezervat e veta. Ky është shteti që e do popullin dhe fëmijët e vet.

Edi Rama: Keto nuk ndodhin ne asnje vend demokratik dhe nuk kane asnje lloj rezultati pozitiv sikunder tregon eksperienca e atyre vendeve qe kohe me pare i kane hyre kesi aventurave, nderkohe qe Shqiperia nuk ka shume kontrata me te huaj per shfrytezim te fushave te naftes qe te jemi te qarte, nderkohe qe nafta jone eshte nafte e rende e cila eksportohet jo per dizel apo benzine, po per bitum!

Reagimi i kryeministrit vjen pas një presioni të fortë publik dhe një vale protestash që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 223 lekë të reja.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rritja e cmimit te naftes edi rama rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll