Aktualitet

Nga 2017 me ndihmë ekonomike/ Nën hetim nëpunësja e bashkisë Vau i Dejës, edhe 51 persona

11 Mars 2022, 07:59 Nga DOSJA
Nga 2017 me ndihmë ekonomike/ Nën hetim nëpunësja e

SHKODËR- 51 qytetarët të Vaut të Dejës janë proceduar penalisht pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë përfituar ndihmë ekonomike edhe pse nuk i  plotësonin kushtet për marrjen e saj. Nën hetim, bashkë me ta, ështe edhe edhe administratorja sociale e bashkisë Vau i Dejës, e identifikuar me inicialet R.S., 41 vjeç. Kjo e fundit akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi që prej vitit 2017 merrte nga buxheti dhe i jepte ndihmë personave që nuk plotësonin asnjë prej kushteve për të përfituar ndihmë ekonomike.

NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.Procedohet penalisht administratorja sociale e bashkisë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Procedohen penalisht 51 shtetas që kanë përfituar ndihmën ekonomike nga kjo bashki, me anë të mashtrimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mashtrimi”.Si rezultat i këtij operacioni u proceduan 51 shtetas, të gjithë banues në Vig-Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres vau i dejes policia e shkodres vau i dejes

Sondazh

Poll