Aktualitet

Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë, 1 në pranga dhe 2 në kërkim

11 Mars 2022, 08:00 Nga DOSJA
Falsifikonin biletat e linjës së autobusëve

TIRANË- Një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. Ç., është arrestuar pasi akuzohet se i jepte bileta qytetarëve, të cilat ishin të falsifikuara. Biletat nuk prodhoheshin në shtypshkronjën e letrave me vlerë në linjën e autobusëve Tiranë-Krrabë, ndaj si pasojë ka përfunduar në prangat e Policisë Ndërkohë që në kërkim janë shpallur, 39-vjeçari me iniciale V. I. dhe administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç.

Njoftim i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bileta”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen bileta transporti të dyshuara të falsifikuara. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bileta policia e tiranes operacioni bileta policia e tiranes

Sondazh

Poll