Aktualitet

Meta dekoron Tritan Kalon, Soreca zbulon sesi u ndoq kur u infektua nga COVID (RRËFIMET)

11 Mars 2022, 11:07 Nga DOSJA
Meta dekoron Tritan Kalon, Soreca zbulon sesi u ndoq kur u infektua nga COVID

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot mjekun Tritan Kalo për kontributin e tij të vveçantë gjatë 2 viteve të pandemisë COVID19. Në një ceremoni të veçantë në Presidencë ku mori pjesë vetë mjeku por edhe personalitete të tjera, kreu i shtetit tha se figura e Kalos duhet nderuar, ndërsa e quajti atë “fisnik”.

“Edhe unë jam vërtetë i nderuar për këtë gjë që ndoshta është edhe e vonuar. Por në përgjithësi jam shumë bashkëpunues. Në rastin konkret kjo ide është shumë konsesuale në radhë të parë me publikun dhe qytetarët tanë. Që kanë gjetur te figura e profesor Kalos një personalitet ndërgjegjësues shumë aktiv, shumë bashkëpunues me qytetarët, institucionet dhe mediat por edhe kritikët ndaj të gjithëve. Për t’i përqendruar energjitë te pasojat e kësaj pandemie. Pas çdo jete që shpëtohet gjendet një mjek ose mjeke që punon pa u lodhur. Jam i nderuar të vlerësoj një njeri fisnik”, u shpreh presidenti Meta.

Ndërkohë që një moment interesant gjatë ceremonisë në Presidencë ishte edhe rrëfimi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili tha se kur ishte infektuar me COVID19 2 vite më parë ishte ndjekur nga mjeku.

“U takova për herë të parë me profesor Tritan Kalo dy vite më parë. Me profesionalitetin dhe humanitetin e tij ka ndihmuar vendin për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Ka një element personal me Tritan Kalon, COVID më preku edhe mua. Kalo ishte pranë meje dhe familjes sime në momente të vështira. Ai ishte gjithmonë gati. Ka shumë mjekë në botë por jo të gjithë kanë empatinë që ka ai, ndjesinë për të kuptuar problemin. Për t’i bërë gjërat me zemër. Kalo e ka këtë empati dhe kjo e bën atë një doktor të veçantë. E vlerësoj dekorimin e presidentit Ilir Meta”, tha Soreca.

Ndërsa vetë Kalo tha se është një kënaqësi dhe nder i madh dekorata e dhënë nga presidenti Ilir Meta. “Kënaqësi të jem në një sallë të tillë që ka një emër të veçantë. Nder i madh që të kem në prani në këtë sallë kolegë dhe miq. Kjo dekoratë është për të gjithë personelin shëndetësor që punojnë me bardhësinë e shpirtit kudo ku ndodhet. Njeriu punon një jetë të tërë për të ndihmuar të tjerë. Dhe njëherë faleminderit dhe sukses të gjithëve”, tha ai.

Mjeku Tritan Kalo është një nga bluzat e bardha që qëndroi në vijën e parë të fronit të përballjes me virusin COVID19. Kalo ka shërbyer në spitalin Infektiv që u kthye në repartin COVID1 ndërsa nuk ka hezituar të ndajë këshilla për publikun edhe përmes faqes së tij në Facebook.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore ilir meta luigi soreca meta dekoron tritan kalon tritan kalo ilir meta luigi soreca meta dekoron tritan kalon tritan kalo

Sondazh

Poll