Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, AK: Qytetarët janë tronditur,s’merremi ne me kontrollin e tregut

11 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës, AK: Qytetarët janë

TIRANË– Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba ka reaguar sërish lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Biba shkruan dhe sqaron edhe njëherë se autoriteti që ai drejton nuk e kontrollon dot çmimin e shitësve, por rikthen edhe njëherë në vëmendje hetimin që ka nisur që në shkurt. Po ashtu, ka bërë edhe krahasimin me homologët e Kosovës, që sipas tij nuk po përballen me thirrje të ngjashme për të ndërhyrë në treg, si ato në Shqipëri.

“Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës në botë nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve apo te mbrojtjes se konsumatorit. Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar ne cdo rast çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Une e di qe ata qe kane mend e dine te verteten, thjesht nje pjese e bashkeqytetareve jane te tronditur qe ne kete vend nuk ka nje autoritet apo komision (apo gjej nje emer) per “mbrojtjen e konsumatorit” dhe kerkojne gabimisht nga Autoriteti i Konkurrences ate qe duhet t’ia kerkojne institucioneve te tjera publike… Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës në botë nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve apo te mbrojtjes se konsumatorit. Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar ne cdo rast çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit që kemi nisur, dhe më së shumti, do të ndëshkojmë përmes gjobave çdo abuzues të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nëse provohet shtrembërim i konkurrencës. Republika e Kosoves po i adreson me korrektese shqetesimet e konsumatoreve, permes instrumenteve ligjore. Kuadri ligjor i funksionimit te Autoriteti te Konkurrences kosovare eshte pothuajse identik me ate te Autoriteti i Konkurrencës ne Shqiperi, por as ne Kosove e as ne ndonje vend tjeter te rajonit nuk ka thirrje qe punonjesit e autoritetit perkates te konkurrences te dalin neper dyqane a magazina e te kapin maskarenjte qe spekulojne apo te perkujdesen per cilesine e ushqimeve (gjera qe nuk jane ne kompetencen qe ligji perashikon per nje autoritet konkurrence i cili, sic rezulton qarte edhe nga emri, eshte thjesht e vetem garant i konkurrences).

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve! PROTESTAT masive në qytetet e Shqipërisë, qytetarët organizohen

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurences çmimi i naftës në shqipëri denar biba autoriteti i konkurences çmimi i naftës në shqipëri denar biba

Sondazh

Poll