Aktualitet

VD/ Ish-drejtoresha e Tatimeve akuzon Ramën: Nuk e heq dot taksën e naftës se është e jotja

11 Mars 2022, 09:18 Nga DOSJA
VD/ Ish-drejtoresha e Tatimeve akuzon Ramën: Nuk e heq dot taksën e

TIRANE– Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me krijimin e Bordit të Monitorimit të çmimit të Naftës është duke vejdhur bashkë me personat kyç që janë denoncuar si personat që kanë shkelur ligjin në këtë vend. Shehaj tha se 70% e furnitorëve të naftës janë dërguar në Prokurori për evazion fiskal, për mashtrim dhe pastrim parash.


Brisida Shehaj: Doli kryeministri dhe tha: Do ngemë një bord! Se nuk i ul taksat ky, s’ka si i ul taksat. Nuk ka si ul, duhet të kuptoni që ky e vjedh kaq shumë këtë buxhet, e ka zhytur kaq shumë në borxh këtë buxhet, ka marrë kaq shumë angazhime për këto koncesione sa ky nuk e bën dot këtë gjënë, kaq e thjeshtë është. Ky thotë do bëj një bord dhe pjesë të bordit do jenë pronarët e kompanive të naftës, të atyre që na vjedhin.

Por jam kurioze kë do të zgjedhin, sepse administrata tatimore, po e drejtuar nga qeveria e Edi Rama, 70% e tyre i ka çuar në prokurori për evazion fiskal për mashtrim, për pastrim parash. Tani gjyqtarët e prokurorët mbyllin dosjet dhe ky zotëria do t’i marrë këta dhe do ti fusë tek bordi? Si do t’ia bëjë, do të legjitimojë vjedhjen me bord ky  Dhe deri në ditën që ne do të marrim vesh se kush janë hajdutë që do të vësh ti në bord, sepse ti i di shumë mirë me emra dhe mbiemra arta hajdutët, për të cilët nuk fole kurrë, kurrë nuk fole. Nuk të pashë ndonjëherë të denoncosh prokuror apa gjyqtar që mbyll dosjen e këtyre të naftës, apo atyre ndërkombëtarëve që vjedhin naftën tonë, apo të flisje për atë ministrin që shkarkohet, që vëllai i tij mori rafinerinë dhe e bëri për skrap, apo për bankat e nivelit të dytë.

Po nuk e bën ti këtë gjë, se bën ti, nuk ia kërkon guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, se kërko, askujt sepse e di mirë ti, i ke lejuar ti këta, nuk i kam lejuar as unë, as ndonjë tjetër, nxirr administratën tatimore në terren Edi Rama, nxirre, bëj inventarët e kompanive të naftës dhe do kuptosh shumë aty dhe ndoshta i di ti, ti ka thënë tigri këto por s’të leverdis ty, nuk të leverdis dhe na shet dëngla që nuk e heqke dot taksën, ti si ta heqësh ajo është e jotja në fakt.
https://ww.youtube.com/watch?v=7RX2ThVpUY8

Reagimi lidhet me vendimin më të fundit të shpallur nga qeveria për krijimin e një Bordi për Menaxhimin e çmimit të Naftës. Bordi do të monitorojë çmimin e naftës në vend, pas një presioni të fortë publik dhe një vale protestash që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. çmimi për litër sot është 223 lekë të reja.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike briseda shehaj proteste kunder rritjes se cmimeve briseda shehaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll