Aktualitet

VD-Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo ditë, kush s’e bën humbet pikën

11 Mars 2022, 07:38 Nga DOSJA
VD-Rama me furnizuesit: Bord për naftën. Transparencë çdo

TIRANË– Nesër pasdite, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me parë me Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme në Kryeministri së bashku me furnizuesit e naftës, Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, duke u “ngrirë” edhe eksportin të gjithë furnitorëve vendas. Në fjalën e tij, Rama prezantoi edhe anëtarët e Bordit; dy ministrat (Energjitikës dhe Financave); Drejtori i Tatimeve&AKU, e 5 furnitorë, që do i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Gjithashtu në takimin e sotëm me ta, Rama tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore të naftës duke përdorur “Albpertol”. E po ashtu, nga nesër do të nisin kontrollet në terren ndaj furnizuesve të naftës për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës, detyrim ligjor ky sipas VKM së vitit 2004. Sipas Ballukut, rezerva që duhet të kenë furnizuesit duhet të jetë e barabartë me 90 ditë shitje, në të kundërt masa e gjobës do të jetë 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë. 


Reagimi i kryeministrit vjen pas një presioni të fortë publik dhe një vale protestash që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 223 lekë të reja.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Me leje?”/ Furnitori i naftës i ndërhyn Ramës, kryeministri: Nënshtrohu me vetëdije!

Rama: Ministria e Energjisë do të angazhohet për të krijuar rezervën shtetërore

Balluku-furnizuesëve të naftës: Do të jeni të detyruar të rishihni kontratat e eksporteve

Balluku e paralajmëron: Nga nesër kontroll, duhen 90 ditë rezerva nafte, ndryshe gjobë!

Rama: Brenda 24 orësh do ketë akt normativ, qeveria do administrojë furnizmin e naftës

E PRANOI! Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të tjerët s’e kanë! Prandaj…

Nafta/ Rama: Tani jemi përballë një krize, ne do i vëmë një mburojë mbrojtëse

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve rama per naften 11 mars 2022 edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve rama per naften 11 mars 2022

Sondazh

Poll