Aktualitet

Nis ulja e çmimit të karburanteve! Lista e plotë në Shqipëri, nafta zbret deri në 223 lekë

11 Mars 2022, 08:04 Nga DOSJA

TIRANË– Protestat e qytetarëve nga jugu në veri kanë dhënë efektet e para! Çmimi i naftës është ulur deri në 223 lekë thuajse në të gjitha pikat e kaburantit, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka qenë ashtu siç dyshohet: fiktive dhe jo e shkaktuar prej luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, çmimi i naftës ka rënë deri në 223 lekë, rënie kjo e konsiderueshme duke marrë parasysh që vetëm pak ditë më parë, pa nisur protestat në vend, çmimi shkoi deri gati 300 lekë të reja. Nga sot dhe në vazhdim vlera e nje litri karburant në treg do te jetë si më poshtë, ndërsa vërehet se i vetmi produkt që nuk ka ndryshim në çmim është gazi që ende shitet me 0.90 lekë. Mirëpo pritet që të ketë sërish ulje pas mbledhjes së Ramës me furnizuesit e naftës.

LISTA E ÇMIMEVE: 

Diezel 223 leke
Benzine 95 223 leke
Benz.100 ok 245 leke
Gazi nuk ndryshon.

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll