Aktualitet

Rritja e çmimeve! Fermerët e Lushnjes, Fierit & Divjakës protestojnë, përplasen me policinë

11 Mars 2022, 07:47 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve! Fermerët e Lushnjes, Fierit & Divjakës

LUSHNJE– Qytetarët e Lushnjes, Fierit dhe Divjakës protestuan ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve të naftës por edhe produkteve të tjera të nevojshme për bujqësinë. Mëngjesin e sotëm, qindra prej tyre kanë bllokuar rrugën te ‘Pushimi i Shoferit’, ku ishin grumbulluar fermerët e të gjithë zonave përreth. Kjo solli ndërhyrje të policisë së shtetit e cila tentoi që të hapte rrugën që u bllokua nga fermerët. Kjo solli edhe përplasje mes qytetatëve dhe efektivëve.


Po ashtu policia ka marrë masa për protestat që u zhvilluan ditën e djeshme. Të proceduar janë 7 persona, që sipas policisë kanë kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Protestat në vend po vijojnë për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Në Tiranë, Shkodër, Durrës qytetarët kanë paralajmëruar protesta. Sot në Tiranë sërish do të ketë protestë në orën 17:00.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ME VIDEO/ Fermerët ngrihen në protestë në Lushnje, momenti kur përplasen me policinë

Protesta e djeshme në Lushnje! Bllokuan rrugën Fier-Rrogozhinë, 7 persona vihen në hetim

LAJMI I FUNDIT/ Tensione në Lushnje, fermerët përplasen me Policinë

Protestë kundër çmimeve, fermeri: O të vërë dorë shteti, o të na mbysë fare…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve ne lushnje proteste kunder rritjes se cmimeve protesta e fermereve ne lushnje proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll