Sport

Lëkundje ‘tërmeti’ te PSG: Pochettino drejt lamtumirës, edhe Leonardo rrezikon…

11 Mars 2022, 05:33 Nga DOSJA
Lëkundje ‘tërmeti’ te PSG: Pochettino drejt

FRANCE Eliminimi nga Real Madridi sanksionoi dështimin e projektit të Pochettino te PSG. Sheikëve, të fiksuar pas Champions League, nuk u intereson që skuadra po dominon Ligue 1.

Pas mbrëmjes së tmerrshme në “Bernabeu”, parizienët janë gati për revolucionin e njëqindtë, duke nisur nga pankina. Ëndrra është Zinedine Zidane. As pozicioni i drejtorit Leonardo nuk është më kaq i fortë.

Pas lamtumirave të Icardit, Di Marias dhe Ramosit, është thuajse e pamundur të mbahet Mbappe, madje edhe Messi është në dyshim.

PSG është një fuçi baruti pas një tjetër përpjekjeje të dështuar për të fituar Champions League dhe nën Kullën Eifel është koha për një llogari. As ardhja e yjeve të kalibrit si Messi, Hakimi, Donnarumma, Nuno Mendes, Sergio Ramos dhe Wjinaldum nuk e kanë thyer magjinë dhe kështu sheikët po përgatisin një revolucion të vërtetë për sezonin e ardhshëm.

Në praktikë, përveç disa përjashtimeve (Verratti, Hakimi dhe Nuno Mendes), nuk ka më lojtarë të pa prekshëm dhe të gjithë janë në rrezik. Tresheja e mrekullive (por vetëm në letër) Mbappé-Neymar-Messi ka dështuar mjerisht dhe vitin e ardhshëm në Paris nuk do të ketë asnjë gjurmë të saj. Francezi, me përjashtim të kthesave të bujshme, është gati të bashkohet me projektin Real.

Ndërsa “Pleshti” do të meditonte për lamtumirën e bujshme një vit para skadimit të kontratës, pa lënë ndonjë keqardhje të veçantë duke pasur parasysh sezonin zhgënjyes të deritanishëm (vetëm dy gola në ligë). Ai që ëndërron një stafetë me argjentinasin, është Cristiano Ronaldo, i cili dëshiron të largohet nga Mançesteri pikërisht për t’u transferuar në Francë.

Të ndryshëm Di Maria, Icardi, Ramos, Draxler, Kurzawa, Herrera dhe ndoshta Keylor Navas kanë në dorë edhe valixhet e tyre, përforcime luksoze me angazhime monstruoze dhe absolutisht të pajustifikuara nga performanca.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtorit leonardo dhe administratorit të klubit të kryeqytetit jean-claude blanc ka akuzuar mauricio pochettinon vetë trajneri mauricio pochettino zinedine zidane te paris sg drejtorit leonardo dhe administratorit të klubit të kryeqytetit jean-claude blanc ka akuzuar mauricio pochettinon vetë trajneri mauricio pochettino zinedine zidane te paris sg

Sondazh

Poll