Bota

Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, biznesmeni: E zëvendësojmë me margarinë

10 Mars 2022, 17:54 Nga DOSJA
Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë,

KOSOVË– Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka thënë se në rast se Kosova përballet me mungesë të vajit, ka alternativa të tjera për ta kompensuar mungesën.

Ai mbrëmë i ftuar në një emision televiziv ka thënë se vaji mund të zëvendësohet nga yndyra bimore.

Ekziston mundësi që nuk do ketë fare vaj, por ekzistojnë yndyrat tjera, margarina, tlynit që nuk kanë ndalesë me u importu prej shteteve që kanë, dhe ne kështu në vend të vajit e sjellim margarinën dhe kështu margarina e zëvendëson vajin. Ato janë yndyra bimore. Janë zëvendëses të detyrueshëm për vaj në mënyrë që me i dhënë shije që mos të ndihet mungesa e tyre. Ne e kemi sot një krizë dhe qeveria nuk takohet me asnjë nga afaristët. Nëse nuk ka vaj ka margarina nuk ka nevojë për panik”, – tha Kelmendi në DPD te Fidani.

Një litër vaj u shit sot në Kosovë me çmim 3.49 euro nga 1,59 që ishte një ditë më parë. Kryeministri Kurti tha se sot çmimi i një litri vaj në Kosovë ka qenë më i larti në botë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramiz kelmendi rritja e cmimeve ne kosove albin kurti ramiz kelmendi rritja e cmimeve ne kosove

Sondazh

Poll