Bota

Pak para takimit me liderët e BE-së: Von der Leyen: Ky është moment përcaktues për Evropën

10 Mars 2022, 17:04 Nga DOSJA
Pak para takimit me liderët e BE-së: Von der Leyen: Ky është

FRANCË- Udhëheqësit e BE-së kanë filluar të mbërrijnë në Pallatin e Versajës në Paris, Francë, për një samit ku do të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike dhe morale për Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha gazetarëve në pritje se lufta e Putinit ishte një moment përcaktues për Evropën.

Në këtë samit do të rimendojmë mbrojtjen evropiane me kapacitete të forta, do të rimendojmë energjinë. Duhet të heqim qafe varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe për këtë kemi nevojë për investime masive në burimet e rinovueshme. Ky është gjithashtu një investim strategjik në sigurinë dhe pavarësinë tonë.’‘-tha ajo.

Von der Leyen tha se në takim do të diskutohej dhe për Ukrainën duke e konsideruar si pjesë të familjes europiane.

Ne do të diskutojmë gjithashtu Ukrainën si pjesë e familjes sonë evropiane. Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike me të cilën kemi një fat të përbashkët.”-tha ajo.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi samiti i frances ursula von der leyen lufta ukraine-rusi samiti i frances ursula von der leyen

Sondazh

Poll