Bota

Ish-kancelari gjerman udhëton drejt Moskës, takim me Putin mbi luftën në Ukrainë

10 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
Ish-kancelari gjerman udhëton drejt Moskës, takim me Putin mbi

RUSI– Vizita e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder në Moskë pasoi bisedimet në Stamboll me një politikan ukrainas, i cili është anëtar i delegacionit të vendit për bisedimet e paqes me Rusinë.

”Ukraina donte të shihte nëse Shrëder mund të ndërtonte një urë për dialogun me Putinin.’‘-tha një burim.

Schroeder, i cili shërbeu si kancelar gjerman nga viti 1998 deri në 2005, është kritikuar ashpër brenda dhe jashtë vendit për refuzimin e tij për të shkëputur lidhjet e tij të ngushta me kompanitë ruse që nga pushtimi rus i Ukrainës. Ai është në bordin e gjigantit rus të naftës Rosneft dhe është kryetar i komitetit të aksionerëve të kompanisë që është përgjegjëse për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Javën e kaluar, i gjithë stafi i zyrës së Shrëder-it të financuar nga taksapaguesit dha dorëheqjen në përgjigje të refuzimit të tij për të lënë këto pozicione fitimprurëse në kompanitë ruse të gazit. Zyrtarët gjermanë thanë se qeveria nuk ka rënë dakord për ndonjë takim të ish-kancelarit Gerhard Schroeder me Vladimir Putin, raporton Reuters.

Kjo as nuk ishte dakorduar me qeverinë dhe as nuk ishte e përfshirë”. -tha një burim i dytë.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gerhard schroeder lufta ukraine-rusi vladimir putin gerhard schroeder lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll