Bota

‘Genocid ndaj popullit tonë’, ish-kryeministrja Timoshenko reagon ndaj luftës në Ukrainë

10 Mars 2022, 15:43 Nga DOSJA
‘Genocid ndaj popullit tonë’, ish-kryeministrja Timoshenko

UKRAINË– Ish-kryeministrja e Ukrainës dhe fytyra e Revolucionit Portokalli, Yulia Timoshenko u shpreh se styiuata në vendin e saj është një genocid.

Ky është një gjenocid i popullit ukrainas dhe nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por ndaj gjithë botës së lirë. Rusia nuk na konsideron si shtet”.-tha Timoshenko.

Timoshenko tha se asnjë vend nuk do të pranonte kushtet e vendosura nga Rusia dhe se pas takimit mes ministrit të Jashtëm ukrainas dhe homologut të tij rus, u kuptua se “Rusia nuk bazohet në ligjet njerëzore, vlen vetëm forca”. Për këtë arsye, argumenton ish-kryeministrja, mund të përgjigjet vetëm me forcë, por Ukraina nuk mund ta bëjë e vetme.

Kjo është një betejë mes botës së demokracisë dhe agresorëve dhe nuk kemi dyshim se nëse e gjithë bota bashkohet, atëherë ne do të fitojmë. Bombardimi i një spitali për fëmijë është një mizori ndaj së cilës duhet të reagojë e gjithë bota”.-shtoi ajo.

Timoshenko ka kërkuar edhe një herë për një zonë ndalim fluturimi në Ukrainë, pavarësisht se NATO-ja e kundërshton me vendosmëri këtë hipotezë me besimin se kjo do të hapte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Moskën.

Dua të bëj një apel: qiejt duhet të mbyllen. Kjo masë do të çonte në fitore, do të shpëtonte jetë dhe do të siguronte që as centralet bërthamore nuk do të bombardohen”. -përfundoi ajo.

Sipas saj, aplikimi i tij nuk është operacion ushtarak, por “humanitar”.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi yulia timoshenko lufta ukraine-rusi yulia timoshenko

Sondazh

Poll