Bota

Macron: Kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim në Ukrainë janë të papranueshme

10 Mars 2022, 17:47 Nga DOSJA
Macron: Kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim në

FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po mirëpret liderët e BE-së në Samitin e Versajës  tha se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë nuk janë të pranueshme për askënd.

Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,”-tha Macron.

Macron tha se nuk e sheh armëpushimin në Ukrainë si realist në orët e ardhshme. Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz ditën e sotme.

Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist,” shtoi ai.

Duke folur për kërkesën e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE, Macron u tha gazetarëve: “Me një vend në luftë? Nuk mendoj kështu… A duhet ta mbyllim derën dhe të themi ‘kurrë’? Kjo do të ishte e padrejtë.” 

Presidenti francez tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike dhe humanitare, por shtoi se do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës.

Këto janë diskutime që janë strategjike dhe historike. Ato do të çojnë në, sot, në javët dhe muajt e ardhshëm, vendime historike për Evropën tonë”, tha Macron.

Ai tha që që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tragjedi humanitare të këtij lloji u bënë në shumë raste.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll