Aktualitet

VD-PROTESTË/ Zjarrfikësit para Kuvendit, kërkojnë pagat shtesë: Po shkelet Kodi i Punës

10 Mars 2022, 11:28 Nga DOSJA
VD-PROTESTË/ Zjarrfikësit  para Kuvendit, kërkojnë pagat

TIRANË– Protestë tjetër në vend! Forcat zjarrëfikëse kanë dalë para Kuvendit të Shqipërisë, pasi kërkojnë rrogat shtesë që nuk iu janë dhënë, ndërkohë që ankohen edhe për kushtet e vështira të punës.  Ylli Hoxha, kreu i sindikatës së zjarrëfikësve të Elbasanit tha se kërkojnë që të zbatohet ligji dhe të marrin pagat që u takojnë për orët e natës, orët shtesë dhe vështirësinë e punës. Po ashtu, sipas tyre, ditët e fundjavës cilësohen si ditë të zakonshme dhe jo siç e ka Kodi i Punës.


“Protestojmë për të drejtat tona, për orët e natës. Nga ministria u krijua një grup pune për ngritje rroge. Kërkojmë të drejtat tona. kërkojmë që të zbatohet ligji. Na takojnë orët e natës, vështirësia, orët shtesë. Na janë hequr orët e natës, nuk i marrim fare. Nuk marrim as pushime festash, apo të paguajmë. Këtë nuk na e paguajmë. 490 mijë leke marrin.”, tha Ylli Hoxha.

Ndërkohë që një protestues tjetër thotë se duhet që Rama të jetë në dijeni për këto që po ndodhin, e se ligji duhet të zbatohet edhe për to.

“Ne kërkojmë që VKM të flasë siç thotë Kodi i Punës. Ka dalë edhe urdhri i Ministrit, këta duhet të paguhen njësoj siç e thotë Kodi i Punës. Ka një shkresë zyrtare, por zjarrfikësve nuk u paguhen orët e natës. Ka dalë edhe një shkresë tjetër, ku e shtuna e diela është njësoj si ditët e javës. ne kemi qenë njësoj me Policinë e Shtetit, dhe e ulën. I kërkon të thonë do ulemi, dhe më pas anashkalohen. E gjithë protesta ishte për vëmendjen e kryeministrit , të mos flasim broçkulla ligjin e bën kryeministri. Unë kërkoj që kryeministrin ta vë në dijeni. Ky parlament i bën ligjet, të zbatohet ligji…Sot në mëngjes në disa rrethe nuk u kanë lënë me ardhë në protestë, me vendimin se do t’i largonin nga puna, ka pasur presion për t’i hequr nga puna. Duam kushtet e punës dhe të shtohet vëmendja”, tha protestuesi.

Gjithashtu të gjthë shtuan se janë kërcënuar me heqjen nga puna nëse do të merrnin pjesë në protestën e paralajmëruar përpara Kuvendit, por sërish kanë dalë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e zjarrefikesve ylli hoxha protesta e zjarrefikesve ylli hoxha

Sondazh

Poll