Aktualitet

Plagosja e ‘Vis Korçarit’ në Elbasan! Arrestohet pas dy vitesh autori, Migert Qosja

10 Mars 2022, 13:16 Nga DOSJA
Plagosja e ‘Vis Korçarit’ në Elbasan! Arrestohet pas dy

ELBASAN– Migert Qosja, autor i plagosjes së Vis Korçarit është vënë në pranga dy vite pas ngjarjes. Policia informon se Qosja akuzohet për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Sipas policisë ai ka qëlluar dy vite më parë Çaushollin me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 29.11.2020, për shtetasin në kërkim M. Q., 27 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 25.11.2020, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pas një konflikti me shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur atë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur më 25 nëntor 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Air Albania”. Migert Qosja qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, në të cilin ndodhej Ervis Çausholli, i njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të qytetit. “Vis Korçari” mbeti i plagosur në shpatull. I riu shkoi më këmbët e tij në spitalin rajonal të Elbasanit duke kërkuar ndihmën e parë nga mjekët dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, aty ku u kurua.

Kush është Çausholli?

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “Vis korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar. Ai njihet si një nga personat më të afërm të Ardjan Çapjas.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet “vis korçari” migert qosja plagoset vis korcari “vis korçari” migert qosja plagoset vis korcari

Sondazh

Poll