5 grupe kriminale të shkatërruara! Polica: 35 të arrestuar, 14 janë të dënuar, 2 efektivë
10 Mars 2022, 14:40Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar ‘Five’ që solli arrestimin e 35 personave. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në total janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020. Nga 35 të arrestuarit, 14 rezultojnë të jenë të dënuar për vepra të tjera penale. Për personat me inicialet F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), është vënë masa ‘arrest me burg’ për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Njoftimi zyrtar:
Finalizohet pas një hetimi 3-vjeçar, operacioni policor i koduar “FIVE”. Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Të angazhuara në operacion, Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës. Goditen 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve. Ekzekutohen masat e sigurisë për 35 shtetas. Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi. Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencitë e Zbatimit të Ligjit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2019, kanë finalizuar operacionin “FIVE”.
Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020. Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë. Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”. Operacioni vijon për kapjen e personave në kërkim. Materialet i kaluan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Kiev në ditën e 15 të luftës në Ukrainë. Në kushte të pazakonta, nën monitorim të oficerëve, ai tha se ka mijëra u...
Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për të mos pranuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ...
TIRANË– Zonat e kuqe në territorin e Shqipërisë për kultivimin e kanabis janë malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja. Kështu deklaroi sot kreu i Policisë s...
TIRANË- Aktivisti Enriko Peçuli ka ndarë këshillat e fundit para protestës që është caktuar të mbahet sot në orën 17:00 para Kryeministrisë kundër r...