Aktualitet

Kanabizimi në Krujë/ Nano: Do ndalohet çdo polic që bën sikur s’shikon e nuk dëgjon

10 Mars 2022, 12:46 Nga DOSJA
Kanabizimi në Krujë/ Nano: Do ndalohet çdo polic që

KRUJË– Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka paralajmëruar çdo polic të vendit, e sidomos ato të Krujës se nëse nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet, do kenë pasoja. Nga Kruja, gjatë konferencës rajonale për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Nano tha se duhet që të garantohet siguria e fëmijëve në shkolla.

‘Do të ndalohet cdo punonjës policie që bën sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon. Ndoshta këto fjalime ju duken të fotokopjuara. Duhet që të gjjithë bashkë të kemi shkolla të sigurta dhe të pastra, nuk duhet që ne të mos kemi dijeni se çfarë ndodh në shkollë dhe rreth shkollës. Dua të ndaloj në këtë pikë, fëmijët tanë në shkolla duhet të jenë të sigurtë dhe jo të shkojnë të bëhen pjesë e nxitjeve që të bëhen përdorues të kanabis. Kultivimi i kanabis sjell pasoja dhe konflikte.‘- tha Nano.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano gledis nano

Sondazh

Poll