Aktualitet

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

10 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron

TIRANË- Aktivisti Enriko Peçuli ka ndarë këshillat e fundit para protestës që është caktuar të mbahet sot në orën 17:00 para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Pas ndalimit të tij të djeshëm nga Policia gjatë protestës para Kryeministrisë, ai ka paralajmëruar sot një tubim më të dhunshëm duke kërkuar nga qytetarët të marrin shalle, qumësht dhe ujë.

“Sot në protestë merr me vete: 1.Një shall që të mbulosh hundën dhe fytyrën. 2.Një shishe ujë ose qumësht. 3.Mos shko vetëm. Oganizohu me shokët a shoqet, me shokët e lagjes a të shkollës, me miqtë ose me grupe të organizuara. Ne si aktivistë të Organizatës Politike do të mblidhemi te Logu i Shkëndijës që nga ora 15:00 dhe mund të na bashkoheni,“-shkruan ai në rrjetet e tij sociale.

LAJMI KRYESOR: POST PROTESTA! 16 të arrestuar, se dolën kundër Ramës, edhe Braçe! Sot kudo kryengritje…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enriko peçuli protesta kunder rritjes se cmimit te naftes enriko peçuli protesta kunder rritjes se cmimit te naftes

Sondazh

Poll