Aktualitet

Akuzohet për përdhunimin e të miturës, babai i Lleshit padi prokurorit: Shkatërroi familjen

10 Mars 2022, 14:13 Nga DOSJA
Akuzohet për përdhunimin e të miturës, babai i Lleshit padi

TIRANË– Babai i Nik Lleshit, një prej pesë të akuzuarve për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë ka kallëzuar prokurorin e çështjes, Ylli Pjetërnikaj për “Shpërdorim detyre”. Në letrën e dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, Mark Lleshi pretendon se prokurori me veprimet dhe mosveprimet ka shkatërruar reputacionin e familjes së tij. ndikuar në procesin penal ku është akuzuar djali i tij. Në deklaratën e tij, babai i Nik Lleshit thotë se nuk ka prova që djali i tyre ka kryer këtë krim, teksa thotë se kjo akuzë ka shkatërruar reputacionin e familjes. Prova e vetme që ka prokuroria sipas tij është intervista që ka dhënë natën kallëzuesja dhe nëna e saj e që këto nuk mund t’i njollosin familjen.

Letra e plotë:

Jam banor i lagjes “Mollaj” në fshatin Tarazh Mirditë. Komisariati i Policisë Mirditë ka arrestuar djalin tim Nik Lleshi, së bashku me 4 persona të tjerë, duke i akuzuar për një vepër penale e cila nuk është kryer nga djali im. Oficeri i policisë Thoma Zisi ka kryer të gjitha veprimet në kundërshtim me ligjin, duke nisur që nga arrestimi në flagrancë, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë. Është marrë në pyetje vajza e mitur, duke u udhëzuar me pyetjet nga ana e oficerit të policisë si dhe janë marrë përbazë deklarimet e saj, duke i drejtuar pyetje që vajza vetëm sa i ka pohuar ato. Kemi kërkuar që të kryhen hetime edhe në lidhje me prejardhjen e saj familjares dhe kam kërkuar që të merren në pyetje mësuesit e saj, por nga bisedat dhe interesimi jonë tek mësuesit, vërteton se nuk ka patur mungesa në shkollë. Prokurori duhet t’i drejtonte hetimet në mënyre që të zbardhjet e vërteta, pasi unë dhe familja e ime përveç që kemi djalin në burg, na është shkatërruar gjithçka që kemi patur si dhe na është dëmtuar rëndë reputacioni familjar. Pas interesimit të vazhdueshëm tek avokati i djalit tim më ka konfirmuar që prova e vetme që ka prokuroria është intervista që ka dhënë natën kallëzuesja dhe nëna e saj. Nuk jam në dijeni se cili është përfitimi dhe qëllimi i prokurorit, por di se kam marrë pjesë në të gjitha seancat dhe shumica prej tyre nuk janë zhvilluar për shkak të mangësive dhe mungesave të prokurorit. Prokurori duhet të jetë garant i të drejtave të qytetareve, por jo të mbaj në burg padrejtësisht djalin tim. Ndodhemi në kushtet që prej arrestimit të djalit tim Nik Lleshi e deri më sot nuk është takuar me fëmijët të moshës 8 dhe 6-vjeç. Kërkoj nga ju të hetohet në lidhje me veprimet dhe mosveprimet si dhe shkeljet që prokurori Ylli Pjetërnikaj ka bërë gjatë hetimit të kësaj dosje. Djalit tim dhe të tjerëve iu ka bërë gjyqin media dhe nuk ka prova që vërtetojnë se djali im ka kryer atë vepër penale për të çilen prokurori ngre akuzën sikur e ka kryer me dhunë dhe në bashkëpunim. Nga kjo akuzë e pabazë më është shkatërruar familja, duke u larguar nusja e djalit bashkë me dy fëmijët. Kërkoj nga ju të thirrem e t’i shpreh me gojë të gjitha ata që ka bërë prokurori Ylli Pjetërnikaj” thuhet në kallëzim i cili i është dërguar dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsion Çela.

Si ndodhi ngjarja?

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe një tjetër u vunë në pranga në prill të vitit 2021 pasi u akuzuan për përdhunimin e një 15-vjeçareje. E mitura rezulton të jetë ngacmuar fillimisht nga 32-vjeçari Artan Kaçorri, i cili ishte edhe i martuar. Duke e joshur me dhurata, Kaçorri i kishte blerë telefon e lule dhe më pas e kishte filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Me pamjet, i bënte shantazh 15-vjeçares dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me katër të tjerët.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nik lleshi perdhunimi i 15 vjecares nik lleshi perdhunimi i 15 vjecares

Sondazh

Poll