Politike

Shkarkimi i Metës, demokratët zgjedhin anëtarët e Komisionit Hetimor (EMRAT)

8 Korrik 2019, 10:15 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, demokratët zgjedhin anëtarët e Komisionit

TIRANË– Demokratët kanë zgjedhur dy persona që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të vendosë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Bëhet fjalë për Alban Zeneli dhe Halit Valterin.

Mësohet se nga mazhoranca pjesë e Komisionit Hetimor janë deputetët: Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Alket Hyseni dhe Klotilda Ferhati. Ndërsa 4 vende në dispozicion janë për grupet parlamentar opozitare.

Sot Parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Debati në seancën e sotme parlamentare do të zgjatë vetëm për 120 minuta në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta. Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të marrë në shqyrtim sipas tyre 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën seancë plenare 8 korrik 2019 ps shkarkon metën seancë plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll