Politike

Protesta e opozitës, policia ju pret hovin: Vetëm dy orë leje për të protestuar

8 Korrik 2019, 07:46 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, policia ju pret hovin: Vetëm dy orë leje

Tiranë- Për protestën e sotme të opozitës, Policia e Shtetit ka dhënë vetëm dy orë leje, duke refuzuar kërkesën e PD-së për protestë deri në mesnatë.  Ende nuk ka asnjë reagim nga opozita për këtë vendim të Policisë.

Mësohet se protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe Parlamentit.  Nga ana tjetër në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste do të jenë në gatishmëri 1200 efektivë të policisë.

Sot në orën 20:00 të mbrëmjes opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 10 kombëtare. Theksojmë se kjo është protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë sot kundër diktaturës dhe të mbrojnë dinjitetin e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës për një Shqipëri europiane.

Dje nuk mungoi pa dhënë një mesazh kryeministri Edi Rama, i cili reagoi me një shprehje të Martin Lither King. Ndër të tjera theksohej: “Protestat e dhunshme ndjellin humbje”.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike masat e policise protesta e opozites 8 korrik 2019 masat e policise protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll