Politike

Nga Fino te Manja, cilët janë 5 deputetët që Rama iu beson shkarkimin e Metës (EMRAT)

8 Korrik 2019, 08:39 Nga DOSJA
Nga Fino te Manja, cilët janë 5 deputetët që Rama iu beson

Tiranë- Sot Parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Mësohet se nga mazhoranca pjesë e Komisionit Hetimor janë deputetët: Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Alket Hyseni dhe Klotilda Ferhati. Ndërsa 4 vende në dispozicion janë për grupet parlamentar opozitare.

Debati në seancën e sotme parlamentare do të zgjatë vetëm për 120 minuta në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta. Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të marrë në shqyrtim sipas tyre 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 5 deputetët që rama iu beson shkarkimim bashkim fino ps shkarkon metën ulsi manja vasilika hysi 5 deputetët që rama iu beson shkarkimim bashkim fino ps shkarkon metën ulsi manja vasilika hysi

Sondazh

Poll