Politike

Patozi ankimon sërish zgjedhjet, Zguri i pret ‘me këmbët e para’, pyetja nga e cila s’mori përgjigje

8 Korrik 2019, 09:40 Nga DOSJA
Patozi ankimon sërish zgjedhjet, Zguri i pret ‘me këmbët e

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u diskutua edhe për shqyrtimin e kërkesës ankimore, për herë të dytë të partisë “Bindja Demokratike”, për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë mbledhjes ka pasur një pyetje të Klement Zgurit, drejtuar përfaqësuesit ligjor të partisë së Astrit Patozit.

“Një pyetje kam, shumë seriozisht…nëse do kishit fituar do i ankimonit zgjedhjet?”, tha Zguri, pyetje e cila nuk mori një përgjigje konkrete nga ana e BD.  Mbledhja e radhës e KQZ-së  për kërkesën e BD do të zhvillohet nesër në orën 10:00.

Disa ditë më parë Astrit Patozi u shfaq i pakënaqur nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ai deklaroi se do t’i ankimojë ato pasi ishin të cunguara dhe sipas tij PS e trajtoi BD si si ferrë nëpër këmbë gjatë procesit. (lexo këtu) Duhet të themi se në zgjedhjet e 30 qershorit Bindja Demokratike mori një numër të vogël votash në rang kombëtar.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike patozi ankimon zgjedhjet pyetja e zgurit për bd-në patozi ankimon zgjedhjet pyetja e zgurit për bd-në

Sondazh

Poll