Politike

Kuvendi miraton Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës, Rama: Presidenti armik i Kushtetutës

8 Korrik 2019, 06:18 Nga DOSJA
Kuvendi miraton Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës, Rama:

TIRANË- Me 107 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim është ngritur sot në senacnën e jashtëzakonshme në Kuvend, Komisioni Hetimor për heitmin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe miratimin e dekretit të ri për 13 tetorin. Ishte parashikuar që debatet do të zgjasinin me shumë se 120 minuta, por vetëm për 90 minutave deputetët morën vendimin dhe vendosën që Komisioni të niste nga puna për hetimin dhe shkarkimin e Metës.

Gjatë seancës opozita e re ishte e paqartë, pasi disa prej deputetëve kërkuan që Meta të shkarkohej e të tjerë u shpehën kundër maxhorancës. Ndërsa nga anëtarët e majtë të gjithë ishin të një mendimi: Meta ka shkelur Kushtetutën.

Rama në fjalën e tij të gjatë ishte shumë i ashpër me Presidentin, duke thënë se ai e kishte shkelur disa herë Kushtetutën dhe meritonte vetëm shkarkimin. Kreu i qeverisë hodhi akzua të forta ndaj Kreut të Shtetit duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës. Në fund Rama pati dhe një këshillë për Metën, duke i kërkuar atij që të reflektonte dhe të mblidhte mendjen.

Për shkarkimin e Metës do të vendosin deputetët: Ulsi manja kryetar, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni dhe anëtarët zëvendësues, Adnor Shameti dhe Spartak Braho. Nga Grupi Parlamentar Demokrat: Alban Zeneli zv.kryetar, Halit Valteri anëtar, Arlind Carcani anëtar zëvendësues. Nga Grupi Parlamentar i Partive të Djathta: Adriatik Alimadhi anëtar, Zef Shtjefni anëtar zëvendësues, Dhe nga deputetët jashtë grupeve parlamentare do të jetë Krenar Rryçi anëtar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 8 korrik ps shkarkon metën seancë plenare 8 korrik 2019 protesta e opozitës 8 korrik ps shkarkon metën seancë plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll