Politike

Basha uron Mitsotakis pas fitores së zgjedhjeve në Greqi: Inspirim për Shqipërinë

8 Korrik 2019, 08:23 Nga DOSJA
Basha uron Mitsotakis pas fitores së zgjedhjeve në Greqi: Inspirim

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha ka uruar kreun e partisë “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, i cili triumfoi në zgjedhjet e parakohshme parlametare që u zhvilluan një ditë më parë në Greqi.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se fitorja e Mitsitakis në Greqi është një inspirim për triumfin e vlerave demokratike edhe në Shqipëri.

Kryeopozitari shkruan më tej se kjo fitore është një fillim i ri për Greqinë.

Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!,”– shkruan Basha në rrjetet sociale.

Zgjedhjet e 7 Korrikut në Greqi nxorën fitues Demokracinë e Re të drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. Fal premtimeve të shumta në fushatën elektorale Mitsotakis do të mundet të jetë kryeminsitër i Greqisë për 4 vitet e ardhshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kyriakos mitsotakis lulzim basha zgjedhjet në greqi kyriakos mitsotakis lulzim basha zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll