Bota

Kremlini: Do të kërkojmë informacion nga ushtria për bombardimin e spitalit në Mariupol

10 Mars 2022, 10:19 Nga DOSJA
Kremlini: Do të kërkojmë informacion nga ushtria për

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Mariupol, Moska do të kërkojë informacion nga ushtria ruse pasi nuk kan informacione të qarta nëse është një sulm nga ushtria ruse. Aljazeera shkruan se pas shpërthimit të spitalit nënkryetari i bashkisë akuzoi Rusinë për bombardimin e spitalit.

“Ne me siguri do të pyesim ushtrinë tonë për këtë, pasi nuk kemi informacion të qartë se çfarë ka ndodhur atje. Dhe ushtria ka shumë të ngjarë të japë disa informacione,”-u tha Peskov gazetarëve në një konferencë shtypi.

Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe prej ditësh ka qenë vendi i bombardimeve të forta. Kjo ka lënë mijëra njerëz pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.Kryqi i Kuq e ka përshkruar situatën si “apokaliptike”, ndërsa nënkryetari i bashkisë pretendon se 1200 njerëz janë vrarë në qytet. Disa përpjekje për të evakuuar civilët nga Dmitry Peskov kanë dështuar ditët e fundit. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi shkaterrohet spitali dmitry peskov lufta ukraine-rusi shkaterrohet spitali

Sondazh

Poll