Bota

“Rruga e heronjve ukrainas”, Letonia ‘provokon’ rusët me tabelën e rrugës

10 Mars 2022, 10:02 Nga DOSJA
“Rruga e heronjve ukrainas”, Letonia ‘provokon’

LITUANI- Në mbështetje të fqinjit të saj, Lituania i ka dhënë ambasadës ruse një emër të ri. Rruga lidhëse e Ambasadës tashmë ka marrë emrin, “Rruga e Heronjve Ukrainas”. Ajo ndodhet në kryeqytetin Vilnius në shenjë proteste ndaj pushtimit të Moskës.

Kryetari i bashkisë së Vilnius Remigijus Simasius tha në një deklaratë: “Nga sot, kartëvizita e çdo punonjësi të ambasadës ruse do të dekorohet me një shënim që nderon luftimet e Ukrainës dhe të gjithë do të duhet të mendojnë për mizoritë e regjimit rus kundër ukrainasit paqësor.”

Lëvizja u njoftua javën e kaluar dhe dje punëtorët vendosën dy tabela të reja rrugësh me emrin në lituanisht dhe ukrainisht.

Shteti tjetër baltik, Letonia, ka përdorur gjithashtu këtë taktikë, me zyrtarë nga kryeqyteti Riga që ranë dakord javën e kaluar të riemërtojnë adresën e ambasadës ruse në “Rruga e Ukrainës së Pavarur”.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota letoni lufta ukraine-rusi letoni lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll