Bota

PREKËSE! Rrëfen babai i familjes së vrarë në Ukrainë:Trupat e tyre i njoha nga valixhet

10 Mars 2022, 10:10 Nga DOSJA

UKRAINË– Serhiy Perebyinis, babai dhe burri i gruas dhe dy fëmijëve që u vranë nga sulmi rusë, rrëfen momentin drithërues kur mori lajmin e zi për familjen e tij.

Sipas New York Post Perebyinis, duke shpërthyer në lot ka dhënë një intervistë, për momentin kur u vu në dijeni për vdekjen e familjes së tij.

Perebyinis tregon se i kishte thënë gruas në çastet e fundit të jetës së saj, pasi ishte plagosur se i kërkoi falje që nuk i mbrojti dot. Ai tha se lajmin e zi e ka parë në një postim në tëitter dhe se në fotografinë e publikuar nga trupat e vrarë njohu valixhet e tyre.

Pikëllimi dhe gjendja e tij e rënduar psikologjikisht nga tragjedia që i ndodhi, ai thot se mund të bëjnë çfarë të duan më të pasi, humbi gjithë familjen e tij.

“I thashë: ‘Më fal që nuk mund të të mbroj’, unë u përpoqa të kujdesesha për një person dhe kjo do të thoshte se nuk mund të të mbroja ty. E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu. Unë e njoha bagazhin dhe kështu e dija. Djali im ishte nën shumë stres.Të shtunën ata u përpoqën të largoheshin nga qyteti me furgonin e tyre, por u penguan nga një tank që po rrotullohej në rrugë. E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bësh çfarë të duash me mua. Nuk kam asgjë për të humbur. Ne ishim të martuar për 23 vjet dhe rinovuam tre apartamente dhe nuk u grindëm asnjëherë. Unë nuk e di se si Zoti mund të falë krime të tilla.” tha Perebyinis.

Pamjet e viktimave të shtrirë në tokë, kanë qarkulluar në gjithë botën teksa kanë prekur dhe trishtuar çdo njeri.

 Fjalët e fundit të thëna të gruas së tij, Tetiana Perebyinis Mos u shqetëso, unë do të dal”

Nëna ukrainase u vra ditën e dielë, sëbashku me dy fëmijët e saj në një periferi të Kievit e identifikuar si Tatiana Perebeinis, një punonjëse e IT-s. Perebeinis, 43 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj Alise, 9, dhe Nikita, 18 vjeç dhe një burrë me të cilin po udhëtonin u vranë kur forcat ruse qëlluan pa dallim ndaj tyre teksa po iknin nga Irpin.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy perebyinis tatiana perebeinis ukraine lufta ukraine-rusi serhiy perebyinis tatiana perebeinis ukraine

Sondazh

Poll