Bota

LISTA/Mbretëria e Bashkuar vë sanksione për 6 oligarkë rusë, mes tyre dhe pronari i Chelsea

10 Mars 2022, 10:07 Nga DOSJA
LISTA/Mbretëria e Bashkuar vë sanksione për 6 oligarkë

MBRETËRI E BASHKUAR- Qeveria britanike ka vendosur sanksione për pasurinë e 6 oligarkëve të mëdhenj rusë, mes tyre edhe pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich. Lista përfshin edhe pronarë bankash dhe shefin e Gazprom. 

LISTA ME EMRAT: 

Roman Abramovich: pronar i Chelsea FC dhe ka aksione në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel;
Oleg Deripaska: ka aksione në En+ Group;
Igor Sechin: shefi ekzekutiv i Rosneft;
Andrey Kostin: kryetar i bankës VTB;
Alexei Miller: shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike Gazprom;
Nikolai Tokarev: president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft;
Dmitri Lebedev: kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Rossiya

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë apo shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij. Gjaku i popullit ukrainas është në duart e tyre, ata duhet të varin kokën me turp. Mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet. Ne nuk do të ndalemi në këtë mision për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit dhe për të mbytur fondet për makinën e tij brutale të luftës.”

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(f.g/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota roman abramoviç sanksione per oligarket roman abramoviç sanksione per oligarket

Sondazh

Poll