Bota

Ukraina hap “shtatë korridore” humanitare për të ndihmuar civilët të largohen

10 Mars 2022, 09:22 Nga DOSJA
Ukraina hap “shtatë korridore” humanitare për të

UKRAINË- Zëvendësministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk,sot ka njoftur se kanë hapur shtatë “korridore humanitare”, për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti ushtarak ndërpritet përkohësisht për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve. Guvernatori rajonal tha se kanë filluar të largohen nga qyteti verilindor i Sumy-t nën një armëpushim lokal. Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të dyja për krijimin e korridoreve humanitare dhe do të zhvillojnë bisedime në Turqi gjatë ditës së sotme.

Kjo vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali të fëmijëve në Mariupol.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi ukranie iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi ukranie

Sondazh

Poll