Bota

Çernobili! Lukashenko udhëzon Ushtrinë si të mbrojnë rusët nga sulmet pas ‘shpine’

10 Mars 2022, 09:29 Nga DOSJA
Çernobili! Lukashenko udhëzon Ushtrinë si të mbrojnë

BJELLORUSI– Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thuhet se ka udhëzuar specialistët bjellorusë për të siguruar furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve BelTA, të cituara nga Reuters, Lukashenko i tha gjithashtu ministrisë së mbrojtjes se ushtria Bjellorusia duhet të parandalojë çdo përpjekje për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit dhe çdo “goditje ndaj rusëve nga prapa”.

Ukraina tha dje se ekzistonte rreziku i një rrjedhjeje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se nuk kishte “ndonjë ndikim kritik në siguri”.

Lajmi kryesor: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(f.g/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander lukashenko alexander lukashenko

Sondazh

Poll