Politike

Shoqërimi me dhunë i protestuesve, Berisha: Stop terrorit të narkoshtetit

10 Mars 2022, 08:51 Nga DOSJA
Shoqërimi me dhunë i protestuesve, Berisha: Stop terrorit të

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar shoqërimet e protestuesve nga Policia e Shtetit dje pas proteste. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se terrori çnjerëzor duhet të ndalojë teksa thekson se sipas ligjeve të shtetit shqiptar, pengimi i protestës dhe shoqërimi me dhunë është vepër penale.

REAGIMI I PLOTE:
Stop terrorit çnjerezor antikushtetues te narkoshtetit ndaj protestuesve paqesor!
Te dashur miq, protesta madheshtore e dhjetera mijera qytetarve te Tiranes dhe Durresit kunder narkoqeverise per rritjen e papermbajtur, spekullative te çmimit te naftes dhe ushqimeve u shoqerua nga dhune dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerezor i narkopolicise se Kreut te Meduzes. Dhjetra e dhjetera qytetar u ndaluan, u futen ne furgonat e policise dhe u ndryne ne komisariatet e narkopolicise.
Nderkohe qe sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke perdorur dhunen fizike ndaj protestuesve, shoqerimi i tyre me dhune, ne parlament eshte veper penale dhe denohet deri ne tre vjet burgim.
Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen banditeske ndaj protestuesve paqesor, kerkoj lirimin e menjehereshem te protestueseve dhe vendosjen para ligjit te autorve te ketyre akteve antikushtetuese te dhunimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. sb.

Reagimi vjen pas protestës masive para Kryeministrisë. Ditën e djeshme, mijëra qytetarë dolën në protestë ditën e djeshme kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin, megjithatë ia arritën një prej qëllimeve, çmimi ra me 200-300 lekë. Pas protestës rreth dy orë para Kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit, ku bllokuan qarkullimin e mjeteve në Unazën e Vogël dhe kryqëzimin e Parku Rinia. Ndërkohë që në asnjë moment nuk pati asnjë sinjal nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka dhënë alarmin se ndodhemi në luftë, duke kërkuar që qytetarët të bëhen gati për çdo skenar.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike proteste kunder rritjes se cmimeve sali berisha proteste kunder rritjes se cmimeve sali berisha

Sondazh

Poll