Aktualitet

2 vite Covid në Shqipëri! Brataj: Nuk e harroj telefonatën e ministres, të gjithë qanim

9 Mars 2022, 10:23 Nga DOSJA
2 vite Covid në Shqipëri! Brataj: Nuk e harroj telefonatën e

TIRANË– Sot, shënohen dy vite nga nisja e pandemisë Covid-19 në Shqipëri. Më 9 mars 2022 shënon dy vjetorin e nisjes së pandemisë të COVID në vendin tonë, ndërsa vijojmë të jemi ende në kthetrat e tij. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë bërë një rezyme të rrugëtimit të stafit shëndetësor përballë Covid. Në fjalën e tij, shefi i urgjencës, Skëndër Brataj kujtoi rrugëtimin kur në spital u përball me rastet e para me Covid. Ai nuk la pa përmendur edhe telefonatën e parë me ministren, për të cilën thotë se u përlot.

Nuk e harroj jetën e kolegëve tanë. Nuk e harroj as telefonatën e parë të ministrës, të gjithë qanim se nuk e besonim, tmerri i asaj kohe. Me kujtohej edhe televizionet e para që na filmonin. Jam krenar për sistemin shëndetësor, që nuk la asnjë pa asistuar.’- tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll