Bota

Termocentrali i Çernobilit pa energji, rritet rreziku për përhapjen e radioaktivitetit

9 Mars 2022, 11:43 Nga DOSJA
Termocentrali i Çernobilit pa energji, rritet rreziku për

UKRAINË-Termocentrali i Çernobili është pa energji, njoftoi kompania ukrainase e energjisë bërthamore Energoatom duke shkaktuar frikë për ftohjen e karburantit të shpenzuar. Energoatom tha se substancat radioaktive mund të lëshohen në ajër nëse nuk rikthehet energjia.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak shkroi sot në Twitter se IAEA kishte “humbur papritur lidhjen” me sistemet e monitorimit, duke e quajtur atë një “situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Termocentrali bërthamor i Çernobilit, nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, ishte skena e një fatkeqësietë vitit 1986 kur shpërthimet dhe zjarret dërguan një re të madhe radioaktive mbi pjesë të Evropës dhe lanë tokë të kontaminuar dhe pasoja të tjera, të cilat mbeten të rrezikshme.

Zona e Çernobilit, një nga vendet më të kontaminuara me radioaktive në botë, ka mbetur e mbyllur që nga viti 1986, megjithëse një numër i vogël njerëzish ende jetojnë në zonë, kryesisht ukrainas të moshuar që refuzuan të evakuohen.

LAJMI KRYESOR: Dita 4! Ukraina ‘zgjohet’ nga bombardimet, mbi 200 viktima, mes tyre fëmijë (ZHVILLIMET)

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cernobili lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak cernobili lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak

Sondazh

Poll