Bota

VIDEO/ Ushtarët Ukrainas këndojnë para ndërtesës së Operës dhe Baletit në Odessa

9 Mars 2022, 11:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Ushtarët Ukrainas këndojnë para ndërtesës

UKRAINË- Një video po bën xhiron në rrjet në të duken disa ushtarë ukrainas të cilët luajnë një pjesë muzikore. Pesë muzikantët me uniforma ushtarake po këndojnë me instrumentat e tyre muzikorë para ndërtesës së Operës dhe Baletit në Odessa, ndërsa në sfond valëviten flamujt ukrainas. Banda ushtarake luan këngën e Bobby McFerrin ” Mos u shqetëso, qëndro i lumtur”. CNN.gr shkruan se videoja është bërë menjëherë virale.

Përveç bandës së ushtrisë, në videon shfaqen edhe dy të moshuar, me kitarë dhe fizarmonikë duke kënduar. Kjo video u mor si një mesazh shprese për banorët.  

 

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(j.c)/dosj.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll