Bota

Çfarë synojnë? Zëdhënësja ruse: Nuk kemi qëllim të përmbysim qeverinë aktuale në Ukrainë

9 Mars 2022, 10:58 Nga DOSJA
Çfarë synojnë? Zëdhënësja ruse: Nuk kemi

RUSI– Rusia nuk po synon që të përmbysë qeverinë aktuale të Ukrainës. Kështu deklaroi zëdhënësja ruse Maria Zakharova. Ajo u shpreh se operacioni special synon që të mbrojë territoret dhe të eliminojë kërcënimin ushtarak për Rusinë që vjen nga territori i Ukrainës për shkak të aktiviteteve të vendeve të NATO-s.

Operacioni special ushtarak i Rusisë nuk ka për qëllim përmbysjen e qeverisë aktuale të Ukrainës ose shkatërrimin e shtetësisë së saj, por synon të mbrojë Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk, të çmilitarizojë dhe denazizojë Ukrainën, si dhe të eliminojë kërcënimet ushtarake për Rusinë. Operacioni special ushtarak synon të mbrojë DPR dhe LPR, të çmilitarizojë dhe denazizojë Ukrainën, të eliminojë kërcënimin ushtarak për Rusinë që vjen nga territori i Ukrainës për shkak të aktiviteteve të vendeve të NATO-s atje dhe përpjekjeve për të furnizuar vendin me armë. Operacioni nuk ka për qëllim pushtimin e Ukrainës, shkatërrimin e shtetësisë së saj apo rrëzimin e qeverisë aktuale. Nuk është e drejtuar kundër civilëve”, theksoi ajo.

Kievi nga ana tjetër ka konfirmuar se një takim midis ministrit të jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba dhe homologut të tij rus Sergej Lavrov do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maria zakharova lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll