Bota

Kryeministri Orban: Nuk do të lejojmë që hungarezët të paguajnë çmimin e luftës

9 Mars 2022, 11:14 Nga DOSJA
Kryeministri Orban: Nuk do të lejojmë që hungarezët të

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban, sot në një deklaratë për shtyp njoftoi se Hungaria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por sanksionet ndaj Rusisë nuk duhet të përfshijnë ndalimin e importeve ruse të energjisë.

Sipas Aa.com.tr, Orban tha se ushtria ruse e armatosur, duhet dënuar por nuk duhet të lejohet që qytetarët hungarez të paguajnë çminin e lartë të naftës.

“Ndërsa ne dënojmë ofensivën e armatosur të Rusisë dhe dënojmë gjithashtu luftën, ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të paguajnë çmimin e luftës dhe kështu sanksionet nuk duhet të shtrihen në zonat e naftës dhe gazit. Zgjerimi i sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus do të përfaqësonte një ‘barrë në mënyrë disproporcionale të madhe’ për Hungarinë,”- tha Orban.

Shumica e importeve të naftës dhe gazit natyror të Hungarisë vijnë nga Rusia dhe 90% e familjeve hungareze ngrohin shtëpitë e tyre me gaz, ndaj kjo është arsyeja që Orban nuk pranon sanksionet ndaj Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hungari lufta ukraine-rusi viktor orban hungari lufta ukraine-rusi viktor orban

Sondazh

Poll