Bota

Rafael Grossi: Duhet të pushojnë 200 punonjësit e TEC në Ukrainë

9 Mars 2022, 10:48 Nga DOSJA
Rafael Grossi: Duhet të pushojnë 200 punonjësit e TEC në

UKRAINË– Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi ka kërkuar nga ushtria ruse që stafi i cili monitoron TEC (Termocentrali bërthamorë i Çornobilit) të mernin pushim pasi kanë punuar intesivisht për dy javë rresht.

Sipas Franca.24 Grossi tha se më shumë se 2,000 persona ende punojnë në fabrikë pasi kërkon menaxhim të vazhdueshëm për të parandaluar një fatkeqësi tjetër bërthamore. Ndërsa më shumë se 200 persona të stafit teknik dhe rojet mbeten të bllokuar në vend, duke punuar 13 ditë rresht që nga marrja e kontrollit nga Rusia.

“Jam thellësisht i shqetësuar për situatën e vështirë dhe stresuese me të cilën përballet stafi në termocentralin bërthamor të Çornobilit dhe rreziqet e mundshme që kjo sjell për sigurinë bërthamore. U bëj thirrje forcave që kanë kontroll efektiv të zonës që të lehtësojnë urgjentisht rotacionin e sigurt të personelit atje”– tha Grossi.

IAEA(Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) ka përshkruar masat teknike që zbaton për materialet dhe aktivitetet bërthamore, me objektivin për të penguar përhapjen e armëve bërthamore përmes zbulimit të hershëm të keqpërdorimit të këtij materiali.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rafael grossi lufta ukraine-rusi rafael grossi

Sondazh

Poll