Sport

Rusia ankohet në CAS kundër FIFA-s dhe UEFA-s, kërkon rikthimin e saj në gara…

9 Mars 2022, 10:51 Nga DOSJA
Rusia ankohet në CAS kundër FIFA-s dhe UEFA-s, kërkon rikthimin e

ZVICER – Rusia nuk është dakord për përjashtimin e saj nga FIFA dhe UEFA dhe për këtë arsye ka ndjekur rrugën ligjore, duke e çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Federata e Futbollit të Rusisë ka bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të këtyre sanksioneve dhe kërkon që vendimet e marra të anulohen, duke rikthyer ekipet kombëtare dhe klubet në garat ndërkombëtare europiane dhe botërore.

Tema kryesore ka të bëjë me kombëtaren ruse, e cila në fund të marsit duhej të luante në “play-off”-in kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në këtë situatë, Federata Ruse e Futbollit ka bërë ankesë edhe ndaj federatave të futbollit të atyre vendeve që kanë kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Botërori (Polonia, Suedia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Malta).

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka nisur dy procedura të veçanta arbitrazhi dhe do të japë opinionin e saj për këtë çështje në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport rusia inskenon pushtimin e ukraines rusia perjashtohet nga garat sportive rusia inskenon pushtimin e ukraines rusia perjashtohet nga garat sportive

Sondazh

Poll