Sport

Roman Abramovichit i vjen ofertë e parë zyrtare për blerjen Chelseas…

9 Mars 2022, 06:14 Nga DOSJA
Roman Abramovichit i vjen ofertë e parë zyrtare për blerjen

ANGLI – Zyrtarisht në shitje, Chelsea mund të blihet së shpejti. Sipas mediave britanike, oferta e parë zyrtare i është dorëzuar të martën në mbrëmje Roman Abramovichit, nga biznesmeni amerikan Todd Boehly dhe miliarderi zviceran Hansjorg Wyss.

Todd Boehly, bashkëpronar i klubit të bejsbollit Los Angeles Dodgers në MLB, ishte përpjekur tashmë të merrte klubin londinez edhe dy vjet më pare, duke ofruar 2.2 miliardë paund (rreth 2.6 miliardë euro). “Daily Telegraph” shkruan se biznesmeni amerikan e ka transmetuar ofertën e tij të re përmes bankës së investimeve Raine, me seli në Nju Jork.

Hansjorg Wyss (86 vjeç), themeluesi i kompanisë së prodhimit të pajisjeve mjekësore “Synthes”, i tha gazetës zvicerane “Blick” javën e kaluar, se ai ishte afruar për të blerë Chelsean. I kontaktuar nga AFP në Londër, një zëdhënës i Abramovich nuk pranoi ta komentojë mbi këtë informacion.

Sipas “Financial Times”, një tjetër miliarder amerikan, Josh Harris, po konsideron gjithashtu të bëjë një ofertë tjetër. Ish-drejtori i fondit të investimeve “Apollo Global Management”, Harris tashmë është i pranishëm në futbollin anglez, pasi është bashkëpronar i klubit Crystal Palace. Ai ndoshta do të duhet të tërhiqet nga ky klub, i cili po ashtu është me qendër në Londër, nëse dëshiron të marrë Chelsean.

Ndërkohë përflitet se edhe miliarderi turk Muhsin Bayrak ka shprehur interesim për “blutë” e Londrës, aktualisht kampionë të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport flamur historik i chelseas dhe anglisë largimi i roman abramovich nga chelsea për pozicionin e presidentit roman abramovich të blerjes për chelsean flamur historik i chelseas dhe anglisë largimi i roman abramovich nga chelsea për pozicionin e presidentit roman abramovich të blerjes për chelsean

Sondazh

Poll