Sport

Barcelona e ka ndarë mendjen: gati të shpenzojë 250 milionë për norvegjezin Haaland!

9 Mars 2022, 10:20 Nga DOSJA
Barcelona e ka ndarë mendjen: gati të shpenzojë 250 milionë

SPANJE – Duhet të mposhtet konkurrenca e klubeve në duart e sheikëve, Manchester City dhe PSG, si dhe ajo e brendshme ndaj Real Madridit.

Për këtë arsye, sipas “Mundo Deportivo” dhe “Marca”, Barcelona  do të ishte e gatshme të braktiste çdo vështirësi ekonomike për të bërë lëvizjen e jetës: veshjen me fanellën ‘blaugrana’ të norvegjezit Erling Haaland, sulmuesit më të vlerësuar në botë së bashku me Mbappe.

Një operacion, që sërish sipas mediave spanjolle, do të kushtonte rreth 250 milionë euro.

Mino Raiola, agjenti i lojtarit të Borussia Dortmundit, dëshiron të vendosë për të ardhmen e klientit të tij deri në fund të marsit dhe është në pritje të ofertave nga klubet më të rëndësishme europiane. Barcelona po ecën përpara dhe duket e gatshme të shpenzojë një shifër astronomike, që merr parasysh blerjen e kartës, pagën, plus komisionet e ndryshme për sulmuesin novervegjez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave sulmuesit norvegjez erling haaland 21-vjeçari erling haaland barcelona çdo sezon shpenzonte 110% të të ardhurave sulmuesit norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll