Bota

FOTO/ Lufta në Ukrainë, imazhe satelitore kapin ushtrinë ruse në Kiev

9 Mars 2022, 09:42 Nga DOSJA
FOTO/ Lufta në Ukrainë, imazhe satelitore kapin ushtrinë ruse

UKRAINË- Maxar Technologies publikoi foto satelitore të lëvizjeve të ushtrisë ruse jashtë Kievit. Në imazhet satelitore që ai publikoi, shihen automjete ushtarake ruse duke lëvizur jashtë aeroportit Antonov, i cili është rreth gjysmë ore jashtë kryeqytetit ukrainas. Në një nga fotot që Maxar ka publikuar duket edhe ura Irpin  në hyrje të Kievit, e cila është e shkatërruar. Proto Thema shkruan se sipas një reporteri kjo urë është shkatërruar nga vetë ushtria Ukainase për të ndaluar hyrjen e forcave ruse në Kiev.

Kievi është nën rrethim dhe në çdo moment ekziston rreziku i një sulmi përfundimtar nga forcat ruse .
Tashmë është e qartë se Ukraina po lufton me “shpata druri” kundër Rusisë pasi ka mbetur e vetme ushtarakisht, me përjashtim të një ndihme të vogël nga vendet europiane. Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskyy duket se e ka kuptuar situatën e pafavorshme dhe po i propozon Moskës një propozim kompromisi, ndërkohë që nismat diplomatike vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta rusi-ukraine lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll