Bota

Dhuroi 10 milionë dollarë! Zbulohet lidhja e DiCaprio me Ukrainën

9 Mars 2022, 08:34 Nga DOSJA
Dhuroi 10 milionë dollarë! Zbulohet lidhja e DiCaprio me Ukrainën

SHBA- Aktori amerikan Leonardo DiCaprio dhuroi 10 milionë dollarë për Ukrainën, për situatën e luftës. Aktori hollivudian ka një lidhje të veçantë me Ukrainën, gjyshja e tij Helen Indenbirken, ka lindur në Odessa, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917 sipas Hindustan Times.

DiCaprio ka shprehur solidaritetin e tij me ndihmën që ka kontribuar për vendin e origjinës së gjyshes së tij. Aktori ka qenë shumë i afërt me gjyshen e tij, e cila e ka mbështetur në fillimet e karrierës së tij. Helen Indenbirken, e cila vdiq në vitin 2008 në moshën 93-vjeçare, u shfaq me nipin dhe vajzën e saj në premierat e filmave të tij pothuajse gjatë gjithë jetës së saj.

DiCaprio është përfshirë prej kohësh dhe në iniciativa kushtuar luftës kundër katastrofës klimatike. Shumë aktorë dhe regjisorë të famshëm kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin ukrainas për luftën që po kalojnë, të cilët filluan të mbledhin para. Pasi Ukraina ka shumë nevojë për ndihma në këtë moment kaosi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota leonardo di caprio lufta ukraine-rusi leonardo di caprio lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2022, 08:05

Lufta në Europë 2.0

Luftë në Evropë! Kjo thirrje tmerri jehoi një herë pak më shumë se para tridhjetë vjetësh: Më 27 qershor 1991 tanket e Ushtrisë Popullore Jugosllave kaluan në p...