Bota

Lufta/LETRA e Olena Zelenskyy: Mbyllni qiellin! Nëse s’ndalojmë Putin, s’do jemi të sigurtë

9 Mars 2022, 08:46 Nga DOSJA

UKRAINË Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenskyy ka bërë deklaratën e saj të parë publike në një letër drejtuar komunitetit global. Në të, ajo transmeton tmerret e luftës, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Sipas BBC, në letër ajo përmendi disa fëmijë që ishin viktimave të luftës, si Alisa tetëvjeçare, e cila vdiq në rrugët e Okhtyrka, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte.

Ajo gjithashtu ska lënë pa përmendur vogëlushët Polina dhe Arseniy nga Kievi të cilët patën një fund tragjik. Polina u vra nga ushtria ruse së bashku me prindërit e saj në makinë kur po mundoheshin të largohen nga qyteti, ndërsa 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat, dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi të shkonte tek ai në kohë për shkak të zjarreve intensive.

Në letër Zonja e Parë e Ukrainës falenderoi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve fqinje që kanë pranuar refugjatët ukrainas në këtë periudhë të vështirë për ta. Gjithashtu i bëri thirrje vendeve perëndimore që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi në qiellin e Ukrainës. NATO i ka rezistuar këtij veprimi sepse do që të përfshijë forcat perëndimore që të angazhohen ushtarakisht me avionët rusë.

“Ne kemi nevojë për ata që janë në pushtet për të mbyllur qiellin. Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Me këtë letër, unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë ‘diku atje’. Kjo është një luftë në Europë, afër kufijve të BE-së. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh,”-shkruan ajo në letër.

 

 

A post shared by Olena Zelenska (@olenazelenska_official)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olena zelenskyy vladimir zelenskyy lufta ukraine-rusi olena zelenskyy vladimir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2022, 08:05

Lufta në Europë 2.0

Luftë në Evropë! Kjo thirrje tmerri jehoi një herë pak më shumë se para tridhjetë vjetësh: Më 27 qershor 1991 tanket e Ushtrisë Popullore Jugosllave kaluan në p...