Bota

IMAZHET nga NASA! Para dhe pas pushtimit, Ukraina po errësohet

9 Mars 2022, 09:45 Nga DOSJA

SHBA– Imazhet nga NASA tregojnë se si dritat në disa zona të Ukrainës janë fikur që nga pushtimi i vendit. Skynews ka ndarë imazhe nga NASA të cilat disa janë bërë më 7 shkurt 2022. Ato tregojnë se si dukej Ukraina natën një muaj më parë dhe përpara se Rusia të pushtonte më 24 shkurt.

Grupet e dritave në zonat e ndërtuara si qytetet ose në disa rrugë të rëndësishme shfaqen si të bardha në hartë.

Për krahasim, kështu dukej Ukraina natën e 7 marsit 2022.

Vetëm një sasi e vogël e bardhë mund të shihet në hartë por shumica e dritave gjatë natës janë fikur. Kyiv është në krye të këtyre imazheve.

Disa zona duken të paqarta në imazhin e marrë më 7 shkurt për shkak të reve. Pavarësisht kësaj, kryeqyteti është i ndezur me shkëlqim, me një furtunë drite që del jashtë. Dhjetra pika të vogla mbulojnë pjesën tjetër të imazhit.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fotot nga nasa lufta ukraine-rusi nasa fotot nga nasa lufta ukraine-rusi nasa

Sondazh

Poll