Bota

Rrugët e propozuara nga Rusia! Ukraina bie dakord, pranon armëpushimin 12-orësh

9 Mars 2022, 09:15 Nga DOSJA
Rrugët e propozuara nga Rusia! Ukraina bie dakord, pranon armëpushimin

UKRAINË– Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cila shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.

“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo, shkruan CNN.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbërta” në zonat e mëposhtme:

ZONAT:

-Energodar-Zaporizhia
-Sumy-Poltava
-Mariupol-Zaporizhia
-Volnovakha-Pokrovsk
-Izium-Lozova
-Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2022, 08:05

Lufta në Europë 2.0

Luftë në Evropë! Kjo thirrje tmerri jehoi një herë pak më shumë se para tridhjetë vjetësh: Më 27 qershor 1991 tanket e Ushtrisë Popullore Jugosllave kaluan në p...